Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se i është mirënjohës SHBA-së për bashkëpunimin që ka treguar për kthimin e 110 kosovarëve nga Siria.
“Mirëpres kthimin e 110 shtetasve kosovarë nga Siria. Ne kemi vendosur një shembull për Koalicionin Global dhe MS që të qëndrojë në përputhje me obligimet ndaj qytetarëve tanë dhe qëllimet tona si koalicion”, ka shkruar Pacolli në ‘facebook’.
“ Mirënjohës ndaj përkrahjes së qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe Forcave Demokratike Siriane për bashkëpunim. Ligji do të zbatohet”, ka shkruar Pacolli.