Ish-presidenti i Kosovës dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas takimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me presidentin e Kenias William Ruto.
‘Jam i lumtur që miku im, Presidenti i Kenias, William Ruto takoi sot këtu në New York, Presidenten tonë, Vjosa Osmani. Ky është një hap tjetër drejt krijimit të besimit të Kenias me Republiken tonë.”, ka shkruar Pacolli.
Ai shton më tej se për të, interesat e vendit janë gjithmonë para atyre politike.
“Për mua interesat e vendit janë gjithmonë para atyre politike.”, përfundoi Pacolli.