Kosova nuk ka kohë me eksperimentuar në zgjedhje të reja dhe as në shkatërrimin e marrëdhënieve me miqtë tanë perëndimorë me SHBA në krye.
Kështu ka shkruar përmes një statusi në facebook, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës(AKR), Behgjet Pacolli
Postimi i plotë:
Kosova nuk ka kohë me eksperimentuar në zgjedhje të reja dhe as në shkatërrimin e marrëdhënieve me miqtë tanë perëndimorë me SHBA në krye. Kjo është çka duan armiqtë tanë historikë. Në kushtet e sotme, me detyrimet që gjinden para klasës sonë politike, bëj thirrje për unitet! Krerët e institucioneve t’i lënë mënjanë egot e tyre, dhe të kryejnë detyrat kombëtare dhe ndaj miqëve! Po lexoj një libër për sherret e feudalëve tanë kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Ju lutem mos t’ i ngjajmë atyre 100 vjet më pas!