Vendimi i Qeverisë për ndarjen e 100 eurove për disa kategori “është treguesi më i mirë që Qeveria nuk ka vizion për ekonomi”, ka thënë kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Pacolli ka pyetur në Facebook se cila është vlera e kthimit të 100 milionë eurove që do të shpërndahen dhe sipas tij, këto para do të duhej të investoheshin në sektorin privat.
Më pas, Pacolli i është drejtuar Kurtit, duke konstatuar se paqja sociale nuk mund të blehet me para.
“Kryeministër, përvoja më ka mësuar shumëcka në jetë”. Por, “paqja sociale nuk blehet me para, por me krijimin e mundësive”, shktoi ai, me një këshillë: “mos jepni peshk, por mesoni si tē peshkon”!!!! Mungesa e vizionit nuk mund të zëvendësohen me lëmoshë!”, ka shkruar Pacolli.