Pas rastit tragjik në oborrin e QKUK-së, ka reaguar edhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Ai, me anë të një postimi në facebook, ka shprehur tronditjen e thellë lidhur me rastin, derisa i ka kërkuar dorasit që të dorëzohet menjëherë në polici.
“Kush është ai burrë që ngre armë kundër një gruaje dhe në këtë rast një fëmijë në barkun e saj? Kush ka një zemër të tillë? Si mund të ndodhë kjo në qendër të Prishtinës. Ti që e ke bërë këtë duhet të dorëzohesh menjëherë. Dënimi juaj duhet të jetë më i ashpër ndonjëherë! Jam thëllësisht i tronditur! Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes të së ndjerës.”, ka shkruar Pacolli në facebook./FolDrejt/