Pas vendimit të Gjykatës Komerciale për ta shtyer vendimin për pezullimin e licencës së Klan Kosovës ka reaguar edhe Behgjet Pacolli, i cili e ka cilësuar vendimin si një lajm të mirë.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, është shprehur i lumtur që gjykatat në Kosovë po arrijnë ta ruajnë neutralitetin.
“Sot,një lajm i mirë!
Gjykata Komerciale mori vendim për një masë të përkohshme që efektivisht pamundëson mbylljen e Klan Kosovës.
Jam i lumtur që gjykatat në Kosovë, edhe pse me vështirësi, po arrijnë të ruajnë neutralitetin e tyre si shpresa e vetme për bizneset në Kosovë.”, është shprehur Pacolli./FolDrejt/