Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se Serbia po mundohet ta gënjejë botën duke bërë film për Masakrën e Reçakut e ku synohet të mohohet gjenocidi i bërë mbi shqiptarët.
“E lexova një deklaratë të Aleksandër Vulinit, i cili nëpërmjet filmave propagandistik mundohet te gënjejë botën. Krimin që ndodhi para syve të gjithë botës demokratike dhe i cili provokoj bombardimet e NATO-s ndaj regjimit më të tmerrshëm që ka njohur Evropa”, është shprehur Pacolli, transmeton Klankosova.tv.
“Si një nga ata që ka njohuri të madhe për atë se si është organizuar dhe si ka ndodhur masakra e Reçakut nga shteti serb, do të vazhdoj të angazhohem maksimalisht, bashkë me miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi, në prezantimin e të vërtetës, deri në nxjerrjen para drejtësisë të secilit kriminel”.
Pacolli ka theksuar se dëshmitarë të masakrimit të shqiptarëve në Reçak është bota mbarë.
“Masakra e Reçakut është planifikuar dhe organizuar nga shteti serb, dhe është udhëhequr nga shefi i njësiteve speciale Goran Radosavljevic-Guri. Ambasadori Walker dhe bota e civilizuar janë dëshmitarët e së vërtetës!”.
“Është turp, për ty Vulin dhe gjithë ata që prekun ne plagët e pasheruara!”.