Biznesmeni dhe politikani Behxhet Pacolli ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti, për mospjesëmarrjen e tij në takimin përgatitor të Samitit të Berlinit, i cili po mbahet në Shqipëri, shkruan Fol Drejt.
Ky është reagimi i Pacollit:
Mos pjesmarrja e Kosovës në takimin pergatitor të Samitit të Berlinit, pa mar parasysh faji i kujt është, që tani Kryesohet nga Shqiperia është lajmi më i keq që mundet me i ndodh Kosoves. Kjo iniciativë ka në fokus integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE dhe se aty jane bërë shumë lehtësime për Kosovën duke pas parasysh se Serbia gjithmonë ka qene refuzuese ndaj pjesmarrjes se Kosoves.
Mos pjesmarrja e Kosoves e gezon shume Serbinë. Keqardhja ime është mungesa totale e përgjegjësisë së Qeverise dhe kryeministrit që përkundër se ishte i ftuar, refuzoi pa asnjë arsye.