Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka paditur Google të Alphabet Inc për abuzim me dominimin e saj në reklamat dixhitale, padia e dytë federale kundër gjigantit të Kalifornisë për shkelje të supozuara të antitrustit.
Në padinë e autoriteteve amerikane thuhet se Google përdori metoda antikonkurruese, ekskluzive dhe të paligjshme për të hequr ose reduktuar në mënyrë drastike çdo kërcënim ndaj dominimit të saj mbi teknologjitë e përdorura për reklamat dixhitale, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Qeveria deklaroi se Google duhet të detyrohet ta shesë atë./FolDrejt/