Departamenti për Çështje Administrative i Gjykatës Themelore të Prishtinës, ka aprovuar padinë e 44 kandidatëve për noterë të ushtruar ndaj Ministrisë së Drejtësisë. Kjo pas anulimit që ky dikaster qeveritar i bëri konkusit për noterë.
Kështu është shfuqizuar edhe vendimi i Ministrisë së Drejtësisë për anulimin e konkursit.
Vendimin që e mori në ditën e parë të marsi, Gjykata e arsyetoi me faktn se nuk ka gjetur prova se e paditura, në këtë ras Ministria e Drejtësisë, qoftë në procedurë administrative ose edhe para gjykatës ka vërtetuar se Komisioni për Dhënien e Provimit për Noterinë ka cenuar parimin e ligjshmërisë.
Tutje thuhet se nga vendimi i kontestuar me padi dhe në kuptim të dispozitave të lartcekura, del se janë cenuar të drejtat ligjore të paditësve.
“E paditura ka dështuar të provojë faktin se veprimi administrativ me aktin administrativ të kontestuar me padi, siç përcaktohet në dispozitat e lartcekura, ka qenë i domosdoshëm dhe i përshtatshëm për të arritur qëllimin e përcaktuar ne ligj. E paditura në vendimin kontestues ka theksuar se Komisioni ka bërë shkelje flagrante të parimeve të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ, për mënyrën e dhënies dhe programin e provimit të noterisë, pasi që nga ky proces ka rezultuar që shumica e kandidatëve të cilët e kanë dhënë provimin me shkrim dhe me gojë kanë qenë familjarë të Komisionit, zyrtarë të partive në pushtet apo familjarë të partive në pushtet si dhe familjarë të ngushtë të zyrtarëve që punojnë në sistemin e drejtësisë”, thuhet tutje sipas këtij aktgjykimi./FolDrejt/