Qeveria e Republikës së Kosovës e ka miratuar projektligjin në të cilin parashihet edhe paga minimale, transmeton Fol Drejt.
Në mbledhjen e sotme qeveria, duke e miratuar këtë projektligj, ka miratuar edhe pagën minimale e cila do të jetë në vlerë prej 264 euro bruto apo 250 euro neto.
“Projektligji në fjalë ka për qëllim të ndryshojë shkallën tatimore në të ardhura personale dhe procedurat në përcaktimin e pagës minimale. Përmes këtij ligji synojmë të eliminojmë pasiguritë juridike për pagën minimale në nivel kombëtar. Së fundmi ky projektligj rregullon edhe mënyrën e propozimit të pagës minimale nga ministri”, tha me këtë rast Ministri Hekuran Murati./FolDrejt/