Mbretëria e Bashkuar nuk planifikon të paguajë për gazin rus në rubla, tha zëdhënësi i kryeministrit Boris Johnson, duke shtuar se qeveria po monitoronte implikimet për tregun evropian të kërkesës së Putin.
I pyetur nëse kishte ndonjë rrethanë në të cilën Britania e Madhe do të paguante në rubla për gazin rus, zëdhënësi tha se nuk e sheh si një mundësi.
“Kjo nuk është diçka që ne do të kërkojmë të bëjmë“.-tha ai.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Gjermania me Francën ku ministrat e jashtëm në një konferencë të përbashkët shprehën qëndrimin kundër vendimit të Putin.
Presidenti rus tha se kishte nënshkruar një dekret duke thënë se blerësit e huaj duhet të paguajnë në rubla për gazin rus nga 1 prilli dhe kontratat do të ndërpriteshin nëse këto pagesa nuk do të kryheshin.