Manchester United dëshiron ta largojë Harry Maguire, mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e klubit. Largimin e tij e duan në këtë verë.
Daily Mail shkruan se United janë aq të dëshpëruar sa janë gati t’i paguajnë përfaqësuesit anglez 10 milionë paund vetëm për t’u larguar përfundimisht nga klubi. Ai ka qenë me United që nga viti 2018 kur u transferua për 80 milionë funte. Ai ka dy vjet të mbetura në kontratën e tij, e cila i jep atij pothuajse 200,000 £ në javë.
Këtë sezon ai luajti nga minuta e parë në vetëm 16 nga 61 ndeshje dhe është opsioni i pestë për menaxherin Erik ten Haag në pozicionin e mbrojtësit. Javën e kaluar, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate i tha Maguire se duhet të luajë më shumë nëse dëshiron të ruajë vendin e tij në ekipin kombëtar.
Mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit është bërë objekt talljeje vitet e fundit për shkak të reagimeve të ngathëta që çuan në humbjen e pikëve të United.
Sot u raportua gjithashtu se United po përpiqet të bindë Maguire të shkojë në Chelsea si pjesë e transferimit të Mason Mount, transmeton Fol Drejt.