Tre persona, dy meshkuj dhe një femër, kanë përfunduar në pranga të policisë nën dyshimet për mashtrim rreth mbikëqyrjes së një të moshuare.
Rasti ka ndodhur në Gjilan, më 10 shkurt të këtij viti, ndërkaq arrestimi i të dyshuarve është bërë dje, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, dyshohet se te njëjtit kanë mbikëqyrur dhe trajtuar në mënyrë jo të ligjshme viktimën femër kosovare – e moshuar.
Të dyshuarit kinse kanë hapur një “Shtëpi për të moshuar”, ku për qëllim të përfitimi personal, në këtë rast për sistemimin e të moshuarës, familjarët e saj kanë paguar 1000 € për muaj.
Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar mashkull është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/