Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka themeluar Fondin e Sigurisë, duke ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.
Nuk ka shkuar shumë kohë dhe kanë filluar të jepen donacionet e para për të forcuar sigurinë shtetërore.
Kompania Frutex e biznesmenit Shaqir Palushi po ashtu ndanë 10,000 euro për Fondin e Sigurisë së Kosovës.
Deputetja e Vetëvendosjes Fjolla Ujkani, është zotuar se do t’i jap 5 mijë euro nga kursimet familjare për Fondin e Sigurisë që u themelua sot nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
“Kursimet familjare në vlerë prej 5000€, do t’i dhurojmë kontribut për sigurinë e fëmijëve tanë!”, ka shkruar Ujkani.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka dhuruar pagën e muajit shkurt për Fondin e Sigurisë.
“Duke e parë sa e rëndësishme është siguria, kam vendosur që pagën për muajin Shkurt, ta jap donacion për Fondin e FSK-së”.
Edhe deputeti tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka bërë të ditur se një pjesë të pagës së tij do ta ndajë për Fondin e Sigurisë, i krijuar nga Qeveria e Kosovës këtë të martë.
“Një pjesë të pagës së deputetit do ta dhuroj për këtë fond. Ky veprim do të jetë i vazhdueshëm edhe për disa muaj të tjerë”.
Edhe këngëtari dhe humanisti Labinot Tahiri ka premtuar se do të ndajë 5 mijë euro për Fondin e Sigurisë
“Personalisht nga mbrëmjet e mia që kam në këtë javë, para të cilat i marrë nga Diaspora, do ti dhurojë 3000€ në fondin për siguri, e po ashtu 2000€ nga Fondacioni ynë i cili është i fuqishëm nga duart e shqiptarëve”, ka njoftuar Labi.
Kujtojmë themelimin e fondit e kanë përshëndetur edhe parti opozitare.