Pakënaqësitë me koeficientin dhe pagat, shtyjnë Shoqatën Sindikale të QKUK-së të thërret në protestë për këtë të mërkurë, shkruan Fol Drejt.
“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Sh. S. QKUK me datë 03/04/2023 u vendos që me 05.04.23 në orën 10 deri 10 e 30 të mbahet protestë senzibilizuese lidhur me pakënaqësitë në lidhje me koeficientin dhe pagat tek stafi i mesëm administrata dhe ai mbështetës të punonjësve shëndetësor, pakënaqësitë lidhen edhe me heqjen e shtesave, shujtës”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se protesta do të mbahet në hyrjes së administratës kryesore./FolDrejt/