Persona të armatosur vranë një politikan lokal dhe dhjetë persona të tjerë në veriperëndim të Pakistanit, tha sot policia lokale, duke shtuar se ishte një grindje familjare 50-vjeçare, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Fol Drejt.
“Të paktën pesë persona hapën zjarr” mbi një automjet që mbante politikanin Atif Munsif Khan, kryetar i një këshilli qarku në provincën Khyber Pakhtunkhwa dhe dhjetë persona të tjerë, duke përfshirë truproja dhe një eskortë policie, thuhet në deklaratë.
Policia lokale shtoi se automjeti ka marrë flakë dhe se të gjithë pasagjerët kanë humbur jetën. Sulmi ndodhi më shumë se 30 kilometra në veri të Islamabadit.
Familja e politikanit ia atribuoi vrasjen hakmarrjes. Është një hakmarrje familjare e 50 viteve më parë, në të cilën babai dhe gjyshi i Khan u vranë më herët.
Grindjet familjare janë të zakonshme në Pakistan, veçanërisht në rajonin malor veriperëndimor, ku komunitetet i përmbahen kodeve tradicionale fisnore të nderit. Këto hakmarrje mund të zgjasin me vite dhe të jenë të dhunshme. /FolDrejt/