Të paktën 20 persona humbën jetën dhe 80 u plagosën sot nga shembja e shtëpive dhe përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur dhe stuhitë në veriperëndim të Pakistanit, thanë autoritetet.
Shiu i dendur, breshri dhe stuhitë goditën distriktet Banu, Laki Marwat dhe Karak të provincës Khyber-Pakhtunkhwa, duke shkulur pemë dhe duke rrëzuar shtyllat e energjisë, raportoi AP.
Kryeministri pakistanez Shahbaz Sharif shprehu keqardhjen për humbjen e jetëve në stuhi dhe urdhëroi përshpejtimin e operacionit të ndihmës./FolDrejt/