Kina i ka siguruar Pakistanit kredi në vlerë prej 2 miliardë dollarësh.
Sipas lajmit të gazetës “The News”, një zyrtar nga Ministria e të Ardhurave dhe Financës i cili nuk dëshiron të identifikohet, ka thënë se Pekini ka siguruar për Islamabadin kredi prej 2 miliardë dollarësh për një periudhë një vjeçare, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në këtë mënyrë kredia që Kina ka siguruar gjithsej për Pakistanin ka arritur në 4.3 miliardë dollarë pas kredisë 2.3 miliardë dollarëshe që siguroi në qershor për Islamabadin.
Pakistani për të marrë kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) po përpiqet të mbyllë deficitin financiar prej 4 miliardë dollarë.
Pas zhvillimeve të fundit rupi pakistanez ka fituar rreth 5 për qind vlerë përballë dollarit.
Për shkak të kushteve ekonomike rupi pakistanez humbi 14.4 për qind të vlerës në muajin korrik duke shënuar humbjen e vlerës më të lartë të regjistruar që nga viti 1972.
Pakistani po kalon në një periudhë të vështirë ekonomike. Vendi po përballet me një mungesë serioze të valutës për shkak se FMN-ja nuk ka liruar ende kredinë prej 1.17 miliard dollarë.
Kjo situatë ka shkaktuar shqetësime se vendi mund të bie në falimentim pas Sri Lankës.
Për të mbyllur deficitin financiar prej 4 miliardë dollarësh, Kabineti i Ministrave të Pakistanit më 24 korrik miratoi vendimin për shitjen urgjente të aseteve shtetërore vendeve të huaja dhe për të hequr të gjitha procedurat në këtë proces./FolDrejt/