Sipas raportimeve ndërkombëtare, të paktën 54 persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në 24 orët e fundit në Pakistan.
Bëhet e ditur se në mesin e viktimave janë 18 fëmijë dhe 10 gra, transmeton Fol Drejt.
Provincat më të goditura janë Sindh dhe Balochistan.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se 4,453 shtëpi u shkatërruan dhe 24,869 kafshë shtëpiake kanë humbur nga përmbytjet në pjesë të ndryshme të territorit pakistanez.
Deri më tani janë regjistruar 1,481 viktima, 12,748 të lënduar, 1,755,281 shtëpi janë dëmtuar dhe 908,137 kafshë kanë ngordhur si pasojë e përmbytje që nga qershori. Mbi gjysmë milioni njerëz (541,134) kanë mbetur të pastrehë dhe janë vendosur në kampe të përkohshme.