Ministri i Financave të Pakistanit, Ishaq Dar tha se vendi i tij është gati të blejë karburant nga Rusia me tarifën që i ofrohet Indisë.
Sipas lajmeve të NDTV, ministri i sapoemëruar Dar u prononcua para gazetarëve gjatë vizitës së tij zyrtare në SHBA, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ai tha se gjatë 4 ditëve të tij në Washington ka pasur 58 takime me krerët e institucioneve financiare ndërkombëtare, SHBA-në, Arabinë Saudite dhe vende të tjera. Dar deklaroi se vendi i tij është gati të blinte karburant nga Rusia me tarifën që i jepet Indisë.
Ministri Dar tha se Perëndimi nuk do të kishte problem nëse Pakistani, i përballur me problemet e shkaktuara nga përmbytjet, të importojë karburant me zbritje.
– Pakistani planifikon të blejë grurë nga Rusia
Pakistani, i cili u godit rëndë nga përmbytjet në të gjithë vendin, planifikon të blejë grurë nga Rusia, e cila është e prekur nga sanksionet për shkak të luftës në Ukrainë.
Ambasadori i Pakistanit në Moskë, Shafqat Ali Khan, në një intervistë për agjencinë e lajmeve TASS tha: “Ne duam të blejmë grurë nga Rusia. Negociatat po vazhdojnë në këtë fushë”.
Khan theksoi se ata e shohin Rusinë si një partner afatgjatë dhe të qëndrueshëm.
Bisedimet për furnizimin me grurë dhe karburant erdhën pas fjalëve të presidentit të SHBA-së, Joe Biden për Pakistanin.
Në një fjalim që Biden mbajti në një aktivitet ai e përshkroi Pakistanin si “një nga vendet më të rrezikshme në botë me armë bërthamore të paqëndrueshme”./FolDrejt/