Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti rreth menaxhimit të COVID-19 dhe rritjet së çmimit të energjisë elektrike.
Lekaj për ekzekutivin thotë se është Qeveria më e keqe që ka pasur Kosova ndonjëherë.
Ai shprehet se Qeveria nuk guxon ta lejojë ZRrE-në ta shtrenjtojë rrymën.
“99% e premtimeve të qeverisë kanë dështuar. Ne do të bëjmë presion publik për rritjen e çmimit të rrymës”, tha Lekaj teksa paralajmëroi protesta për këtë çështje.