Tensioni është rritur në Rripin e Gazës pas përdorimit të forcës nga policia izraelite në kompleksin e xhamisë Al-Aksa për dy netë radhazi, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Ka një ndjenjë të lartë shqetësimi mes njerëzve këtu pasi ata e lidhin Ramazanin me kujtimet e dhunës,” raportoi Youmna El Sayed i Al Jazeera nga Gaza.
Muaji i Ramazanit në vitet e fundit ka parë që forcat izraelite të sulmojnë besimtarët në vendin e tretë më të shenjtë të Islamit dhe t’i pengojnë ata të kalojnë natën brenda xhamisë për itikaf – një praktikë islame e kalimit të disa ditëve brenda një xhamie gjatë Ramazanit.
“Forcat izraelite sulmojnë xhaminë Al-Aksa gjatë Ramazanit, gjë që provokon ndjenjat e palestinezëve në veçanti dhe myslimanëve në përgjithësi”, tha Sayed. /FolDrejt/