Forcat izraelite sulmuan kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa të hënën në mëngjes, duke gjuajtur plumba gome, gaz lotsjellës dhe bomba zanore ndaj adhuruesve palestinezë, duke plagosur qindra prej tyre.
Dhuna e fundit vjen ndërsa Jeruzalemi Lindor i okupuar përgatitet për një marshim të planifikuar nacionalist hebre përmes qytetit më vonë të hënën. Marshi vjetor i Flamurit të Ditës së Jeruzalemit shënon ditën që Jeruzalemi Lindor u pushtua në 1967 dhe më vonë u aneksua nga Izraeli – në një lëvizje që nuk njihet nga shumica e bashkësisë ndërkombëtare.
Dhjetëra kolonë hebrenj, të udhëhequr nga Itamar Ben-Gvir, një anëtar i ekstremit të djathtë të Knesset, marshuan në lagjen Sheikh Jarrah dhe panë se si forcat izraelite sulmonin banorët dhe protestuesit palestinezë.
Shejh Ikrima Sabri, imam dhe predikues i Xhamisë Al Aqsa, tha se Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi bastisjen në kompleksin Al Aqsa “për të kënaqur kolonët, në mënyrë që ai të mbetet kryeministri”.
Të paktën 305 njerëz janë plagosur gjatë sulmit izraelit të kompleksit të Xhamisë Al Aqsa dhe zonave përreth në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit Lindor të pushtuar.
Rreth 228 janë transferuar në tre spitale në Jeruzalemin Lindor të okupuar dhe shtatë janë në gjendje kritike. /FolDrejt/