“Jo politikës së SHBA-së” dhe “Jo vizitës së Biden-it në Palestinë” ishin disa nga pankartat që mbanin protestuesit gjatë tubimit në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor.
Një numër i madh palestinezësh organizuan një protestë kundër vizitës së planifikuar të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, në Bregun Perëndimor të pushtuar, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Biden mbërriti dje në Izrael në vizitën e tij të parë që nga zgjedhja e tij në zyrën e presidentit. Siç është planifikuar, Biden nesër do të takohet me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, në qytetin Bethlehem para se të largohet për në Arabinë Saudite.
“Jo politikës së SHBA-së” dhe “Jo vizitës së Biden-it në Palestinë” ishin disa nga pankartat që mbanin protestuesit gjatë tubimit në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor.
“Vizita e Biden-it në qytetin Bethlehem nuk është e mirëpritur dhe ka për qëllim të tregojë mbështetje për Izraelin”, tha para protestuesve Naser Abu Jaish, një nga organizatorët e tubimit.
Ai i bëri thirrje Autoritetit Palestinez, me bazë në Ramallah, të bojkotojë vizitën e presidentit amerikan.
“Administrata e SHBA-së kuurë nuk ka përmbushur ndonjë premtim. Prej tyre dëgjojmë vetëm premtime dhe slogane”, tha Abu Jaish.
Dje, Wasel Abu Yousef, një anëtar i Komitetit Ekzekutiv i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), tha për AA se Autoriteti Palestinez nuk ka shpresa të mëdha në vizitën aktuale të presidentit Biden në rajon./FolDrejt/