Palestra, hotele, pishina, evenimente sportive, publike e kulturore.
Nga sot, izeralitët mund t’i rikthehen një lloj normaliteti të ri, po jo të gjithë ama: vetëm ata që mund të tregojnë një certifikatë të provuar se kanë marrë dozën e dytë të vaksinës të paktën javën e fundit.
Fillimisht, qeveria me në krye kryeministrin Benjamin Netanyahun, vendosën ta quanin këtë një pasaportë imunizimit, “një pasaportë të gjelbër”. Kjo krijoi konfuzion, pasi vendasit mendonin se atë mund ta përdornin dhe jashtë territorit Izraelit.
Tanimë, ajo quhet “Grenn Pass” dhe Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ajo është e vlefshme vetëm në territorin e Izraelit. Nga ana tjetër, kryeministri Netanyahu, është duke biseduar me Greqinë dhe Qipron që të hapen kufijtë për personat e vaksinuar gjatë muajve të pranverës.
“Pasaporta COVID”, është e vlefshme për gjashtë muaj, shkruajnë mediat e huaja. Përtej këtij zhvillimi, Izraeli i ka ende fluturimet ndërkombëtare të bllokuara.
Po ashtu fëmijët e ciklit fillorë dhe ata të shkollës së mesme janë duke e zhvilluar mësimin online.