Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës ka njoftuar se Palestra Sportive në Pallatin e Rinisë në Prishtinë po renovohet me dysheme profesionale, kosha dhe karrige me standarde të FIBAs.
Për këtë u reagua përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Palestra Sportive në Pallatin e Rinisë në Prishtinë po renovohet me dysheme profesionale, kosha dhe karrige me standarde të FIBAs.
Zëvendësministrja Daulina Osmani, bashkë me asambleistët Gëzim Sveçla dhe Edmond Azemi, vizituan hapësirën për të parë nga afër ecurinë e punimeve.
Në kuadër të Lojërave Mesdhetare 2030, MKRS ka në plan shumë investime në të gjitha komunat e Kosovës, për të krijuar ambiente të përshtatshme për sportin dhe rininë. Komunitetit do t’i kthehet edhe palestra e djegur e Pallatit.
Kosova do të shërbejë si shembull i organizimit të mirë i LM2030″, thuhet në njoftim./FolDrejt/