Josep Borrell ka mbajtur një konferencë për media pas përfundimit të takimit ndërmjet delegacioneve nga Kosova dhe Serbia në Bruksel, shkruan Fol Drejt.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri tha se në takim është diskutuar për implementimin e ujdisë së arritur në Ohër.
“Palët kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm për themelimin e Asociacionit. Kjo marrëveshje është dakorduar para dhjetë vitesh. Ekipi menaxhues i përbërë nga serbët e Kosovës kanë prezantuar draftin e parë që nuk është përfundimtarë. Përshëndes faktin që ky draft tashmë u hodh në tryezë”.
Ai ka ftuar palët që të tregohen më konstruktive, megjithëse dallimet, sipas tij, janë ende të mëdha./FolDrejt/
https://foldrejt.com/nuk-ka-marreveshje-thote-vuciq-fajeson-kryeministrin-kurti-per-mosarritje-te-marreveshjes/
Takimi ndërmjet Kryeministrit Albin Kurti, Presidentit Aleksandër Vuçiq dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian ka përfunduar pa marrëveshje, raporton Fol Drejt.
Ka përfunduar tashmë takimi në Bruksel, i pari pas atij të Ohrit, mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Ende nuk janë dhënë detaje se si, ka përfunduar ky raund i diskutimeve, por së shpejti pritet që të ketë një konferencë për media, nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell…
LAJMI NË PËRPUNIM E SIPËR…