Pallati Buckingham ka publikuar detajet e kurorëzimit të mbretit Charles III, i cili pritet të jetë më pak ekstravagant se ceremonia e kurorëzimit të nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth, 70 vjet më parë.
Mbreti i ri do të kurorëzohet të shtunën, më 6 maj, kur do të mbahet “Dreka e madhe e kurorëzimit”, të nesërmen do të mbahet “Koncerti i kurorëzimit”, si dhe të hënën pas koncertit do të jetë festë, kur publiku do të ftohen të bashkohen në “ndihmë të madhe”, domethënë në punë bamirësie në komunitetet lokale, raporton CNN.
Pallati tha se vetë kurorëzimi do të ishte një “shërbim fetar solemn, si dhe një rast për festë” dhe se ceremonia do të drejtohej nga Kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby./FolDrejt/