Të tjera pamje dramatike vijnë nga Turqia e cila vijon betejën e saj me flakët vdekjeprurëse që kanë shpërthyer në të gjithë vendin duke detyruar turistët të largohen dhe qielli është bërë i kuq.
Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve Bekir Pakdemirli tha se 119 nga 125 vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer në 32 provinca që prej 28 korrikut janë shuar ose janë marrë në kontroll, por 7 vatra të tjera vijojnë, raporton BBC, përcjell FolDrejt.com.
Deri tani raportohen për 8 të vdekur. Hotelet kanë mbyllur dyert dhe turistët dhe rezidentët lokalë janë evakuar nga Bodrumi dhe Marmaris me varka private duke arritur të shpëtojnë nga flakët të cilët u afruan bregut.
Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse disa nga zjarret janë shkaktuar me qëllim. Ndërkohë një person është ndaluar si zjarrvënës.