Kamenica me përpikëri po e zbaton vendimin e Qeverisë për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve. Qytetarët të vetdijshëm për rrezikun po qëndrojnë në shtëpi duke i zbatuar rregullat e IKSHP–së dhe vendimin e Qeverisë.
Fotografi Arian Mavriqi ka publikuar disa fotografi dhe një video nga droni ku shihet se në këtë qytet po zbatohet vendimi dhe qytetarët po kujdesen në maksimum që pandemia e Coronavirusit të mos përhapet.
Nga sot qytetarët e Kosovës do ta kenë të kufizuar lëvizjen në rrugë, pasi Qeveria mori vendim se nga oraret 10:00-16:00 dhe 20:00-06:00 ndalohet dalja në rrugë, në këmbë apo me automjete.