Në sheshet e Prishtinës po zhvillohet Marshi për Drejtësi, që ka nisur që në orën 14:00.
Në fotografitë që ka siguruar gazeta online Fol Drejt, shihen mijëra qytetarë që po marrin pjesë në këtë marsh për t’u solidarizuar me luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj që po mbahen në Hagë.
Kujtojmë se organizimi i këtij marshi vjen një ditë para nisjes së gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tjerë./FolDrejt/