Forcat ukrainase po luftojnë kundër pushtimit rus të zonave kyçe strategjike të Ukrainës jugore.
Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një bazë e përkohshme ruse në Aeroportin Ndërkombëtar Kherson u vu në shënjestër më 15 mars.
Si pasojë, aty janë shkaktuar dëme të mëdha në helikopterë dhe automjete.
Që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.
E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi “operacionet ushtarake” në këtë shtet evropian.