Pamjet e publikuara së fundmi që janë filmuar nga ajri me dron, shfaqin skenat rrëqethëse nga La Palma, ku vullkani Cumbre Vieha nuk ka të ndalur duke nxjerrë llavë, tym dhe hirin në ajër.
Qindra njerëz janë evakuuar të shtunën mbrëma, pasi që një lumë llave u fut thellë në qytetin e tyre, kurse të dielën dy rrjedha të saj u bashkuan duke u shndërruar në një rrjedhë gjigante, transmeton Telegrafi, përcjell FolDrejt.com.
Edhe pse shumica e ishullit me 85.000 banorë nuk është goditur nga shpërthimi i vullkanit, në pjesën perëndimore llava ka shkatërruar shtëpi dhe ka marrë jetë njerëzish.
Rreth 7.500 prej tyre janë detyruar të braktisin pronat e tyre dhe të largohen nga ishulli, që kur vullkani ka shpërthyer një muaj më parë, e shkencëtarët pretendojnë se shpërthimi mund të zgjasë për tre muaj.