Një tërmet me magnitudë rreth 7.2 ballë të shkallës Rihter goditi Taxhikistanin të enjten në mëngjes, njoftoi televizioni shtetëror kinez CCTV.
Tërmeti u regjistrua rreth orës 08:37 ose 05:37 me orën lokale, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Epiqendra është rreth 82 kilometra nga kufiri më i afërt me Kinën dhe është ndjerë fuqishëm në Kinë, Afganistan dhe Pakistan.
Pas tërmetit të madh, vendi është tronditur nga pasgoditje, ndërsa ende nuk raportohet për dëme materiale.
Në rrjetet sociale po përhapen video të njerëzve të frikësuar në momentin e tërmetit, transmeton Fol Drejt.
https://twitter.com/darkwiing24/status/1628662999564136448
#Tajikistan
7.1 pic.twitter.com/LaxApWIgKH— Tahir Aziz (@TahirAziz7) February 23, 2023