Policia kineze ka arrestuar një burrë që futi një makinë drejt këmbësorëve në Guangzhou, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur 13 të tjerë, njofton BBC, transmeton Fol Drejt.
Incidenti ka ngjallur zemërim të gjerë publik, me shumë njerëz që e akuzuan njeriun për shënjestrimin e qëllimshëm të njerëzve.
Videot e publikuara në internet tregojnë shoferin duke dalë nga makina dhe duke hedhur kartëmonedha në ajër, menjëherë pas përplasjes.
Policia ka ndaluar 22-vjeçarin dhe ka nisur hetimet.
Përplasja ndodhi të mërkurën gjatë orës së pikut të mbrëmjes në një kryqëzim të ngarkuar në qytetin jugor prej 19 milionë banorësh.
Ka pasur incidente të ngjashme kohët e fundit. Në shkurt 2022, një shofer goditi një mini kamion me njerëz në provincën jugore të Fujian, duke vrarë tre dhe duke plagosur nëntë.
Në fillim të kësaj jave, një mysafir i hotelit në Shangai e futi me qëllim makinën e tij në holl pas një debati me stafin. Askush nuk u lëndua në atë incident./FolDrejt/
🚨Graphic Video
One more visual from the Guangzhou car crash site in China #China pic.twitter.com/ThLobessm6
— The News Spark (@TheNewsSpark) January 11, 2023