Vangelis Zampounis është 44-vjeçari i cili u ekzekutua në Greqi me 91 plumba. Ai akuzohej si pjesëtar i një grupi kriminal vrasësish me pagesë.
44-vjeçari u vra teksa ndodhej në mjetin e tij në afërsi të karburantit të cilin e kishte në pronësi. Dyshohet se autorët kanë qenë tre dhe iu afruan atij me një mjet për të ekzekutuar.
Mediat greke kanë bërë publike edhe momentin e vrasjes së 44-vjeçarit.
Mafiozi grek i shpëtoi një atentati në vitin 2018.