Të tjera prova dalin në dritë, që tregojnë se në Ukrainë po kryen krime lufte edhe në rrugët jashtë Kievit.
Pamjet e trupave ruse që gjuanin një burrë me duart lart në një autostradë jashtë Kievit në fillim të marsit u shpërndanë në mbarë botën. Ndërsa tani rusët janë dëbuar nga zona, raporton BBC duke treguar pasojat e zymta të pushtimit, transmeton Fol Drejt.
“Ne numëruam 13 trupa në një rrugë jo më shumë se 200 metra të gjatë, midis Mria dhe Myla, fshatra emrat ukrainas të të cilëve përkthehen si “Endërr” dhe “E dashur”, shkruan BBC.
Dy nga të vdekurit konfirmohen si civilë ukrainas që u vranë nga rusët, ndërsa dy të tjera janë identifikuar me uniforma ushtarake ukrainase./FolDrejt/