Zjarri është shuar në pallatin 42-katësh – Nuk ka të lënduar – Hetimet për shkaqet e zjarrit.
Një zjarr i madh shpërtheu në ndërtesën më shumë se 200 metra të lartë të kompanisë kineze të telekomunikacionit China Telecom në kryeqytetin e provincës jugore Hunan, Changsha, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Tymi që doli nga flakët e zjarrta ishte i dendur duke krijuar një atmosferë mbytëse.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, zjarri është shuar, ndërsa nuk ka të lënduar. Në vendngjarje kanë shkuar 280 zjarrfikës për të shuar zjarrin .
Tymi i krijuar e ka “mbytur” zonën, ndërsa godina është “lyer” me ngjyrë të zezë.
Po kryhen hetime për shkaqet e sakta të zjarrit në pallatin 42-katësh .
” Tymi i trashë po buron nga ndërtesa dhe dhjetëra kate janë djegur nga flakët ,” raportoi më parë CCTV.
Fotot e shfaqura treguan flakë të mëdha në ndërtesë, ndërsa tym i dendur dilte nga rrokaqiejt në qytetin Changsha, i cili ka një popullsi prej 10 milionë banorësh.
Për momentin nuk dihet nëse ka pasur persona brenda ndërtesës në momentin e ngjarjes. Videot e postuara në rrjetet sociale treguan njërën anë të rrokaqiellit të përfshirë plotësisht nga flakët./FolDrejt/
❗️In #China, the skyscraper of the largest telecom operator China Telecom in #Changsha is on fire. Hundreds of people could be burned alive. pic.twitter.com/GDNC74k8Tj
— NEXTA (@nexta_tv) September 16, 2022