Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar ndaj kanalit televiziv amerikan ABC i cili videon me shpërthime të fuqishme të regjistruara gjatë një prezantimi armësh e ka servirur sikur këto pamje janë regjistruar gjatë operacionit “Burimi i Paqes”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në llogarinë e tij në Twitter, Trump ka postuar videon e servirur nga kanali amerikan i lajmeve ABC me shënimin “Lajm i rremë”.
Për videon në fjalë të kanalit ABC, Trump ka reaguar edhe një ditë më parë duke e cilësuar ngjarjen si një “skandal”.
– Pamjet i paraqitën si “Kërdi në Siri”
Ndryshe, ABC videon e publikoi me titullin “Kërdi në Siri”, duke shkruar se “Ushtria turke bombardon civilët kurdë në një qytezë kufitare në Siri”.
Në fakt, videoja e publikuar në lajmin e kanalit amerikan i përket një prezantimi armësh në SHBA në vitin 2017. Siç u kuptua, para shpërndarjes së videos në edicionin e lajmeve, kanali televiziv ka hequr përmes montazhit njerëzit që kanë filmuar shpërthimet.
ABC në një deklaratë pas zbulimit të ngjarjes lidhur me pamjet e publikuara sikur kishin ndodhur në kufirin me Sirinë tha se “i kanë hequr nga publikimi pamjet pasi u zbuluan dyshime lidhur me vërtetësinë e tyre” dhe se “ishin të penduar për gabimin”.