Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, sot ka organizuar panairin në rrugë me shtetet anëtare të BE-së, i cili do të mbahet në sheshin ‘Adem Jashari’, në kryeqytet.
Përfaqësuesit e ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare në Kosovë do të jenë të pranishëm dhe të gatshëm të prezantojnë informata mbi studimet në Evropë, mundësitë e pjesëmarrjes në konferenca e trajnime të ndryshme, mundësitë për mësimin e gjuhëve të ndryshme evropiane si dhe informacione të tjera të vlefshme.
Në të njëjtën kohë, në Europe House do të ketë punëtori artistike për më të vegjlit.