Të paktën 33 persona humbën jetën në Panama pasi një autobus me më shumë se 60 emigrantë ra nga një shkëmb herët këtë mëngjes, sipas një zyrtari nga shërbimi i emigrantëve, Maria Isabel Saravia.
Autobusi që transportonte emigrantët po shkonte për në një strehë të vendosur në provincën bregdetare perëndimore të Chiriqui, e cila kufizohet me Kosta Rikën, raportoi Reuters.
Zëvendësdrejtoresha e Migracionit e Panamasë, Maria Isabel Saravia konfirmoi për gazetarët se të paktën 33 pasagjerë në autobus vdiqën në aksident, pa specifikuar kombësinë e viktimave./FolDrejt/