Shkencëtarja kryesore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Sumia Swaminathan tha pandemia nuk është drejt fundit pasi priten mutacione të tjera të virusit.
“Ne e kemi parë virusin të evoluojë, të ndryshojë; kështu që ne e dimë se do të ketë më shumë variante, variante më shqetësuese, kështu që nuk jemi në fund të pandemisë,” tha Swaminathan përpara gazetarëve në Afrikën e Jugut.
Ndërsa hyjmë në vitin e tretë të pandemisë, shumë prej nesh ende po luftojnë me idenë se nuk do të ketë një fund të shpejtë dhe përfundimtar të kësaj situate. Dhe ne mund të jetojmë me virusin për një kohë të gjatë, ndërsa kalojmë në atë që ekspertët e quajnë një fazë “endemike”.
Në praktikë, shumë ekspertë e kanë cilësuar një virus tashmë endemik, të ngjashëm me gripin sezonal, tha Dr. Bernard Cummins./abcnews.al