Kompania Apple ka konfirmuar së fundmi se prezantimi i iPhone-it të ri do të shtyhet të paktën deri në tetor për shkak të pengesave të shkaktuara nga pandemia në rrjetin global të furnizimit.
Ky lajm nënkupton se linja e re e produktit iPhone 12 do të humbasë shfaqjen e shtatorit, kur zakonisht gjiganti teknologjik prezanton risitë e fundit.
Vonesa e prezantimit të iPhone 12 u zyrtarizua gjatë mbledhjes për të ardhurat e Apple, gjatë së cilës kompania bëri me dije dhe të dhënat më të fundit pozitive.
Pavarësisht impaktit që pandemia e koronavirusit, shitjet e iPhone-ve u rritën me 2% krahasuar me vitin e kaluar, sukses të cilin Apple ia dedikon modelit iPhone SE 2020.