Futbollisti më i njohur maqedonas, Goran Pandev, po luan sonte kundër Kosovës, në ndeshjen e jetës dhe me të rëndësishme të vendit të tij, informon foldrejt.com. Kjo përkundër që ai ka 37 vjet, shumë më tepër se koha e tij e artë.
“ Dëshira ime, federata dhe ambasada e Maqedonisë në Itali kishin një dëshirë të madhe për të ardhur këtu dhe në fund ia dolëm. Ne jemi duke u përgatitur si për të gjitha ndeshjet e tjera. Do të jetë për të ardhur keq që nuk do të ketë tifozë dhe që të dy ekipet kombëtare nuk janë të kompletuara. Ne sigurisht që shpresojmë të fitojmë”, tha 34 here shënuesi i kombëtares.
“Ndeshjet në fanellën e klubit dhe këto në ekipin kombëtar, për mua ky është shansi i fundit për t’u kualifikuar me Maqedoninë në Kampionatin Evropian. Emocionet janë sigurisht këtu, nëse nuk do të ishin ato do të kishin dalë në pension deri tani. Ne duam ta bëjmë të lumtur popullin maqedonas në këto ditë të vështira”, tha Pandev.
“Ne duhet të hyjmë me kokë të ftohtë, kemi shumë lojtarë që kanë luajtur ndeshje të rëndësishme. Ne të gjithë po digjemi nga dëshira për të fituar këtë ndeshje”.
Disa faktorë e ndihmuan Pandev të merrte pjesë në këtë takim.
“Më meritorët për mua këtu janë trajneri, federata, ambasada jonë maqedonase në Itali, si dhe njerëzit në klubin tim. Të gjithë në klub e dinë se çfarë do të thotë kjo ndeshje për mua, prandaj më ndihmuan. Unë dua t’u dërgoj një mesazh disa njerëzve të cilët as nuk dërguan një mesazh për të pyetur se si është Goran, a do të luajë ai në këtë ndeshje”, përfundoi ai.
Por një dëshirë të flaktë për fitore ka edhe Kosova. Ndeshja do luhet sonte në 8:45. /Foldrejt.com