Fol Drejt
E shtunë, 31 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Panelet diellore mund të jenë një fatkeqësi globale mjedisore

2 vjet më parë
in EKONOMI, ENERGJETIKA
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Panelet diellore konsiderohen si çelësi për reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit (CO2), por ekziston frika se edhe ato mund të jenë një katastrofë mjedisore, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.

Ekspertët tregojnë se miliarda panele diellore, të cilat janë të përdorshme për një mesatare prej 25 vjetësh, do të duhet të zëvendësohen.
“Ka më shumë se një terravat energji diellore në botë. Panelet diellore të zakonshme kanë një kapacitet prej pothuajse 400 vat, kështu që nëse përfshini çatitë e ndërtesave dhe termocentraleve diellore, mund të ketë deri në 2.5 miliardë panele diellore.” tha Rong Deng, një ekspert nga Universiteti Australian New South Wales për riciklimin e paneleve diellore.

Sipas të dhënave të Qeverisë së Britanisë së Madhe, në këtë vend ka dhjetëra milionë panele diellore. Megjithatë, siç raporton BBC, ka mungesë të infrastrukturës adekuate për asgjësimin dhe riciklimin e tyre. Ekspertët e energjisë po u bëjnë thirrje qeverive që të përgjigjen urgjentisht ndaj katastrofës mjedisore globale që po afrohet.

Lexoni edhe..

Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

Porosit Web Porosit Web

“Do të jetë një mal me mbeturina në vitin 2050, nëse nuk formojmë zinxhirë riciklimi (për panelet diellore) Po prodhojmë gjithnjë e më shumë panele diellore, që është shumë mirë, por si do t’i trajtojmë mbetjet”, tha zëvendëadrejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Rinovueshme Ute Collier.

Hapi i parë i madh për riciklimin pritet të bëhet në fund të këtij muaji në Francë, kur do të hapet impianti i parë në botë i riciklimit të paneleve diellore. Objekti i teknologjisë së lartë është në pronësi të kompanisë ROSI, e cila shpreson të jetë në gjendje të riciklojë 99 për qind të komponentëve të panelit diellor.

Përveç riciklimit të sipërfaqeve të qelqit dhe kornizave të paneleve prej alumini, do të jetë në gjendje të riciklojë edhe materiale të tjera të çmuara, si argjendi dhe bakri, të cilët janë ndër materialet më të vështira për t’u nxjerrë. Këto materiale të rralla mund të riciklohen më pas dhe të përdoren për të bërë panele diellore të reja, më të fuqishme.

Bumi solar

ROSI do të hapë impiantin në momentin e bumit solar. Në vitin 2021, kapaciteti i botës për të prodhuar energji elektrike nga energjia diellore u rrit me 22 për qind. Vetëm në Britaninë e Madhe instalohen mesatarisht 13,000 panele diellore në muaj, kryesisht në shtëpi private.

Megjithatë, një numër i madh i paneleve diellore bëhen joekonomike para përfundimit të jetës së tyre të dobishme. Nga ana tjetër, po zhvillohen panele diellore më efikase që janë më të lira për të zëvendësuar ato ekzistuese që janë 10 deri në 15 vjeç. Sipas Collier, nëse tendencat aktuale vazhdojnë, mbetjet e paneleve diellore mund të jenë të mëdha.

“Mendoj se deri në vitin 2030 do të kemi katër milionë tonë mbetje, që është ende e pranueshme, por deri në vitin 2050 mund të kemi më shumë se 200 milionë tonë në mbarë botën”, theksoi ajo.

Tashmë në botë prodhohen 400 milionë tonë mbetje plastike çdo vit.

Sfidat në riciklimin

Arsyeja që ka shumë pak objekte për riciklimin e paneleve diellore është se deri vonë nuk kishte shumë material panelesh që mund të përpunohej dhe ripërdorej. Fundi i jetëgjatësisë së gjeneratës së parë të paneleve diellore po afron. Duke pasur parasysh këtë, ekspertët bëjnë thirrje për veprim.

Nicolas Defrenne nga organizata Soren, e cila është partnere e ROSI dhe kompanive të tjera, theksoi se Franca është tashmë lider evropian në riciklimin e mbetjeve fotovoltaike. Ekipi i tij po eksperimenton me mënyra të ndryshme riciklimi.

Çdo panel diellor përmban fragmente të vogla materialesh të çmuara dhe këto fragmente janë aq të ndërthurura me komponentë të tjerë, saqë deri më tani nuk ka qenë fitimprurëse ndarja e tyre. Por sipas Defrenne, duke qenë se këto janë materiale shumë të vlefshme, gjërat mund të ndryshojnë.

“Më shumë se 60 për qind e vlerës përmbahet në tre për qind të peshës së paneleve diellore,” theksoi ai.

Ai vuri në dukje se aktualisht nuk ka argjend të mjaftueshëm për të prodhuar miliona panele diellore që do të nevojiten për t’u larguar nga karburantet fosile. Ai paralajmëroi se ky mund të jetë një problem i madh. Ndërkohë, shkencëtarët britanikë po përpiqen të zhvillojnë teknologji të ngjashme me atë të ROSI.

Studiuesit në Universitetin e Leicester-it publikuan vitin e kaluar se si të nxirret argjendi nga panelet. Megjithatë, ROSI është e vetmja kompani që ka pasur sukses në këtë në nivel industrial.

Teknologjia e riciklimit është shumë e shtrenjtë. Prodhuesit dhe importuesit e paneleve diellore në Evropë janë përgjegjës për asgjësimin e tyre pas përdorimit. Shumë prej tyre shtypin ose copëtojnë mbeturinat, gjë që është shumë më lirë.

Defrenne beson se riciklimi intensiv i paneleve diellore është ende në fillimet e tij. Soren dhe partnerët e tij ricikluan pak më pak se 4000 tonë panele diellore franceze vitin e kaluar. Megjithatë, besohet se ka potencial për të bërë shumë më tepër për këtë çështje, shkruan BBC. /FoLDrejt/

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Shefi i NATO-s falënderon Turqinë për dërgimin e përforcimeve në Kosovë

Lajmi tjetër

Parandalohen dy raste të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me mallra

Të ngjajshme

BUJQËSI

Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

29 Nëntor, 2023
BUJQËSI

Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

8 Nëntor, 2023
EKONOMI

Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

6 Nëntor, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM