Në fluturimin e aeroplanit Prishtinë-Cyrih, ka shkaktuar një panikë te pasagjerët, për shkak të disa problemeve teknike, shkruan media helvete blick.ch.
Aeroplani ka qenë i agjensisë Edelweiss, kurse fluturimi ka ndodhur të dielën në mbrëmje.
Piloti pasi kishte vërejtur një problem teknik, kishte thirrur zjarrfikësin, megjithatë nuk kishte nevojë për panikë, përcjell foldrejt.com.
Por mjaftoi thirrja e zjarrfikësve për të shkaktuar një “horror te pasagjerët, të cilët nuk e dinin realisht për çfarë bëhej fjalë,” thekson një dëshmitar. E gjithë zgjati dhjetë minuta, nga ku “menduam se do vdisnim”.
Por menjëherë pas uljes së aeroplanit në 22.21, gjithçka përfundoi dhe pavarësisht zjarrfikësve të shumtë, në aeroplan nuk ndodhi asgjë./Foldrejt.com