Në ditën e parë të këtij shtatori hyri në fuqi vendimi ku qytetarëve iu lejohet udhëtimi për në Austri me patentë-shofer të Kosovës.
Ndonëse ky vendim i marrë më 1 shtator, tek sot më 7 shtator Ministria e Jashtme dhe Diasporës njoftoi për vendimin në fjalë, përcjell Fol Drejt.
Në njoftim MPJD tregon se në cilat raste kosovarët mund të udhëtojnë me patentë-shofer.
“Qytetarët e Kosovës që në Austri ndodhen si vizitorë;
Qytetarët e Kosovës që nëpër Austri kalojnë transit;
Qytetarët e Kosovës që kanë qëndrim të përkohshëm në Austri”, thuhet në njoftim.
Kjo ministri tregon se kjo nuk vlen për ata të cilët në Austri kanë qëndrimin e tyre të rregullt me leje qëndrimi./FolDrejt/