Papa Françesku i ka bërë thirrje Rusisë që të ringjallë marrëveshjen e grurit, e cila lejoi dërgimin e sigurt të grurit ukrainas përmes porteve të saj në Detin e Zi, shkruan Al Jazeera.
Marrëveshja, nga e cila Rusia u tërhoq në fillim të këtij muaji, është vlerësuar se ka ndihmuar në frenimin e çmimeve të ushqimeve në mbarë botën pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar. Të dy vendet janë dy nga prodhuesit më të mëdhenj të bujqësisë në botë.
“U bëj thirrje vëllezërve të mi, autoriteteve të Federatës Ruse, që nisma e Detit të Zi të rifillojë dhe gruri të transportohet në mënyrë të sigurtë”, tha Françesku gjatë mesazhit të tij Angelus.