Papa Françesku e ka përshkruar luftën në Ukrainë si “globale” dhe thotë se nuk mendon se ajo “do të përfundojë në një afat të afërt”, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Në një intervistë për gazetën spanjolle ABC Sociedad, ai tha: “Unë nuk shoh një fund në një afat të afërt, sepse kjo është një luftë globale. Le të mos e harrojmë këtë. Ka shumë duar që nxisin tenxheren e luftës. Ajo është globale. Unë mendoj se lufta bëhet kur një perandori fillon të dobësohet. Dhe kur ka armë për t’u përdorur, testuar dhe shitur. Ka shumë në rrezik.”
Më parë, Papa e ka krahasuar luftën me “gjenocidin e tmerrshëm” në vitet 1930, kur Stalini shkaktoi zi buke në vend dhe ka lavdëruar ukrainasit “trima” për luftën për mbijetesë.
Ai u fotografua gjithashtu duke qarë për vuajtjet e ukrainasve gjatë një lutjeje në Romë në fillim të këtij muaji.
Ndërsa Papa është bërë gjithnjë e më kritik ndaj Moskës dhe ka përmendur Ukrainën në pothuajse të gjitha paraqitjet e tij publike.
Ai ka ofruar disa herë ndërmjetësimin e Vatikanit për të zgjidhur konfliktin, por kritikat e tij të shtuara ndaj Rusisë e kanë bërë këtë shumë të pamundur.
Në tetor, Papa për herë të parë iu lut drejtpërdrejt presidentit rus Vladimir Putin që të ndalojë “spiralën e dhunës dhe vdekjes” në Ukrainë./FolDrejt/